Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Për të pestin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë. Revista “Forbs” e ka renditur Merkel në vendin e parë në listën me 100 gratë më të fuqishmë të botës, në të cilën bëjnë pjesë udhëheqëse, politikane, sipërmarrëse dhe personazhe të famshëm të Hollivudit.E dyta në listën e femrave të fuqishme radhitet një tjetër lidere me potencial botëror, kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton. Ish-sekretarja e shtetit ka lëvizur me katër vende, pasi vitin e kaluar ishte e gjashta në listë.Vendi i tretë iu rezervua Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates dhe bashkëthemeluese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.Në vendin e katërt u pozicionua kryetarja e rezervës federale Janet Yellen dhë në vendin e pestë drejtoresha e General Motors Mary Barra.Gjithashtu në listë sipas radhës ishin drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, presidentja braziliane Dilma Rouseff, bashkëshortja e themeluesit të rrjetit social Facebook Sheryl Sandberg, drejtoresha e  YouTube Susan Wojcicki dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.Ndërkaq nga Hollivudi në listë janë të pranishme Oprah Winfrey, e pozicionuar në vendin e 12,  Beyonce mori vendin e 21, Ellen DeGeneres e pesëdhjeta,  Sofia Vergara shtatë vende më pas dhe Swift u radhit ne vendin e 64.