Saira Blair, deputetja më e re në Virxhinia

Studentja e universitetit në Virxhinian perëndimore, e cila pjesën më të madhe të fushatës e zhvilloi nga dhoma e saj e konviktit, u bë deputetja më e re e vendit. Republikania Saira Blair, 18 vjeç, do të përfaqësojë një zonë të Virxhinias Perëndimore, e cila ndodhet afërsisht një orë e gjysmë larg Ëashington D.C., pasi mundi rivalen e saj demokrate duke marrë 63% të votave.Në një deklaratë ajo falenderoi të gjithë ata që e mbështetën, familjen, por edhe kundërshtarët për nxitjen e një fushate të suksesshme. "Historia është bërë sonte në Ëest Virginia. Teksa unë jam krenare për gjithçka që kemi arritur së bashku, e ardhmja e këtij shteti tashme është fokusi im më I madh”, - tha ajo. Në fushatën e saj Bler u përqendrua në reduktimin e taksave mbi bizneset, duke dalë fituese mbi fushatën e demokrates Layne Diehl, një avokate 44-vjeçare, e cila u fokusua në përmirësimin e arsimit të mesëm dhe korrupsionin.Zonja Blair fitoi vëmendje kombëtare në muajin maj, kur ajo mundi 66-vjeçarin republikan në detyrë, në kohën kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Blair është deputeja më e re në vend, ku nga 7300 ligjvënësit e shtetit në SHBA, më pak se 5% janë nën moshën 30 vjeç.Oranews.tv