Tërmeti në Nepal shkurtoi me 3cm lartësinë e Everestit, thonë shkencëtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2015, 10:20
Përveç dëmit të madh në njerëz, tërmeti 7.8 ballësh në qendër të Nepalit ‘tkurri’ edhe malin Evereset.Mali më i lartë në botë u shkurtua me afro 3 cm, sipas një qendrës jo-fitimprurëse kërkimore shkencore UNAVCO.Analiza është e bazuar në të dhënat e Agjencisë Hapësinore Europiane.Kur pllakat tektonike midis Indisë dhe Euroazisë, lëvizën duke shkaktuar tërmetin, bënë që korja e Tokës të relaksohej. Dhe ky relaksim i Tokës, sipas shkencëtarëve, reduktoi lartësinë e Everestit.Roger Bilham, anëtar i Institutit të Kërkimet Shkencore Mjedisore gjithashtu tha, se një mal i pozicionuar në afërsi të qendrës së Nepalit, Annapurna, u rrit me 20 cm.