IS vret 13 fëmijë vetëm pse panë një ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2015, 15:28
Masakrat e shtetit islamik nuk kanë limit.Të paktën 13 djem të vegjël janë ekzekutuar në publik në Mosul të Irakut, vetëm sepse kishin parë ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Jordanisë, në kuadër të Kupës së Azisë.Sipas ektremistëve të Shtetit Islamik, të shohësh ndeshjet e futbollit përbën shkelje të ligjit të Sheriatit.Sipas mediave, të miturit janë ekzekutuar në grup më 12 janar pasi janë kapur në mosul, por lajmi është bërë i ditur sot.Trupat e tyre të pajetë kanë mbetur në tokë për një kohë të gjatë, pasi familjarët i trembeshin një reagimi të militantëve./Oranews.tv/