Al Kaeda merr përsipër vrasjen e stafit të revistës

Militantët e Shtetit Islamik e kanë quajtur "një budallallëk të madh" vendosjen e karikaturës së profetit Muhamed në faqen e parë të numrit të ri të "Charlie Hebdo". Mesazhi është transmetuar në në radion Al-Bayane të marrë nën kontroll prej tyre që prej disa muajsh.Ndërkohë, dega e Jemenit e Al-Kaedës, përmes një video të publikuar në një rrjet social, ka konfirmuar edhe një herë se është përgjegjëse për rekrutimin e dy vëllezërve Said dhe Sherif Kuashi për të kryer sulmin ndaj gazetarëve."Heronjtë u rekrutuan dhe vepruan", deklaron në mesazhin video Naser Ben Ali Al-Anasi, një drejtues i rrjetit terrorist në gadishullin arabik.