Muri i Berlinit, 7 mijë balona ndriçojnë qiellin gjerman

Më shumë se një milion gjermanë dhe qindra të tjerë të mbledhur nga e gjithë bota festuan 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ç’ka shënoi edhe fundin e Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit. Muri simbolik, i ndërtuar me 7 mijë balona ndriçuese në 15 kilomentra të tij ishte një shfaqje spektakolare, e cila u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje nga turma gjikande, teksa balonat nisën të fuluturojnë një e nga një në qiellin gjerman.Ndërkohë, orkestra e Berlinit shoqëronte këto momente fantastike me tingujt e simfonisë së 9 të Bethovenit, në një koncert në natyrë përballë Portës së Brandenburgut.Edhe mbrëmë, njëlloj si 25 vjet më parë, muri ra, por kësaj radhe i ndërtuar me balona, një metaforë e gjetur për të jetësuar të shkuarën.Gjermanët kanë festuar rënien e perdes së hekurt si një ngjarje revolucionare dhe si një moment të ndritshëm të historisë së tyre. Kancelarja Merkel, në fjalën e rastit tha se rënia e murit të Berlinit i tregoi botës se ëndrrat mund të bëhen realitet, duke shprehur gjithë mirënjohjen për gjermano-lindorët që morën pjesë në protestat e 89-ës, të cilat më pas çuan në këtë ngjarje historike.Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 për të ndaluar gjermanët lindorë të largoheshin në Perëndim. Të paktën 138 persona u vranë duke u përpjekur për të ikur në Berlinin Perëndimor dhe pjesa tjetër e cila u kap në flagrancë, u dënua në burgje dhe u torturua.Oranews.tv