Spanjë, alarm fals për kamikaz në stacionin e trenit të Madridit

Policia spanjolle ka evakuuar stacionin e trenit në Madrid pasi një person ka kërcënuar që do të hidhte veten në erë pasi kishte lëndë shpërthyese në një çantë shpine.Ai ka alarmuar pasagjerët e tjerë të trenit.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur protokollin antiterrorizëm dhe ka ndaluar personin e dyshuar, duke mos gjetur asnjë lënë shpërthyese në çantën e tij.Megjithatë qarkullimi i trenave është ndërprerë për një orë, duke shkaktuar jo pak vonesa dhe turbullime edhe në trafikun e qytetit.Personi i arrestuar, me emrin Xhamal H., është me origjinë nga Maroku por me shtetësi spanjolle.Sipas ministrisë së Brendshme spanjolle ai nuk kishte lidhje me asnjë organziatë terroriste por vuante nga probleme psiqike.Udhëtarët në stacionin e trenit janë informuar që nuk kishte asnjë rrezik dhe se aktiviteti i rregullt i qarkullimit të trenave.