Reagon Merkel: Greqia të qartësojë strategjinë, të tregojë çfarë do

Pas takimeve të Tsipras dhe Varufakis, ka reaguar kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila deklaroi se nuk ka rrezik të ndarjes së zonës euro pas propozimit të Greqisë për të rinegociuar borxhin dhe masat shtrënguese.Duke folur gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, i cili ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare, Merkel tha se ishte koha që Greqia të qartësojë strategjinë e vet ekonomike dhe financiare."Do të takohem me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, javën që vjen në Këshillin e Bashkimit Europian.Dhe pavarësisht shqetësimeve për Greqinë, unë e përsëris sërish se vendet e zonës euro do të ndryshojnë në thelb pozicionin e tyre në lidhje me Greqinë. Kam biseduar në telefon me kolegun tim italian Matteo Renzi, kam qenë në kontakt me presidentin e Francës Hollande dhe mendojmë se tashmë është koha që Greqia të tregojë çfarë do”, përdundon Merkel.