Zvicër, testimet e para të ilaçit kundër Ebolas

Disa vullnetarë në Spitalin Universitar të Lozanës në Zvicër kanë provuar vaksina eksperimentale për të luftuar virusin Ebola, të krijuara nga kompania amerikane Glaxo Smith Kline. Spitali mori që të premten 100 kampionë të vaksinës, tetë prej të cilëve iu dhanë vullnetarëve të martën. Mes personave ishte edhe një prej mjekeve të spitalit, doktoresha 36-vjeçare, Tina."Nuk ndjeva asgjë përveç dhembjes së shiringës. Kam provuar injeksione shumë më të rënda se kjo", tha mjekja pasi e mori vaksinën në sytë e gazetarëve. Ajo tha se kishte zgjedhur të merrte pjesë në këtë eksperiment sepse besonte që ishte i sigurtë. "Sa më shpejt të kemi një vaksinë që bën punë dhe që është e sigurtë, aq me shpejt do të mund ta përdorim atë për të shëruar njerëzit në Afrikën Perëndimore dhe kudo tjetër ku Ebola mund të shpërndahet. Aq më shumë jetë mund të shpëtojmë", shtoi ajo.Mjekja mund të niset për në Sierra Leone në javët e ardhshme dhe pranoi se prindërit e saj ishin të lumtur që mori vaksinën, pasi ishte më e sigurtë. Gjithsesi rezultatet e testeve do të duan më shumë se aq për t'u marrë. Në studim mund të marrë pjesë çdo person nga mosha 18 deri në 65 vjeç, duke përjashtuar vetëm gratë shtatzënë dhe ata persona që vuajnë nga sëmundje kronike. Rezultatet e para pritet që të dalin në fund të janarit, megjithatë, sasi të konsiderueshme të vaksinës janë nisur që tani për në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Mali.Oranews.tv