Gjermania në kaos, shoferët e trenave në grevë

Gjermania ndodhet në kaos, pasi shoferët e trenave po zhvillojnë një grevë për paga më të larta, duke kërcënuar madje se do të prishin festimet e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit këtë fundjavë.Shoqata e sindikatave shpalli katër ditë grevë, e konsideruar kjo më e gjata në historinë e transportit hekurudhor të Deutsche Bahn. Ky vendim erdhi pas ndërprerjes së bisedimeve mes palëve të hënën.Shoqata e sindikatave, e njohur ndryshe si GDL në Gjermani, përfaqëson vetëm 20.000 prej 196.000 punëtorëve të hekurudhave.Kreu i sindikatave, Klaus Weselski, tha se greva do të ndikojë në trafikun e mallrave dhe gjthashtu në udhtimet e te gjithë personave që përdorin trenat. Ai tha se greva do të përfundojë të hënën.“Nuk mund të mbahet peng e gjithë Gjermania për një rritje të pagave prej 6 përqind, kjo është e ekzagjeruar” thotë Theresa Proyer në stacionin kryesor të Këln-it.Sindikatat thonë se shteti ka provokuar këtë krizë, duke u mohuar 17.000 punotëve të trenave një rritje prej 5 përqind dhe një shkurtim minimal të orëve të punës.Deutsche Bahn tha se do të përpiqet të mbajë një të tretën e të gjitha shërbimeve të trenave. Rrjeti mbart 5.5 milion pasagjerë dhe më shumë se 620,000 ton mallra çdo ditë.