Australi, liderët e G20-ës mblidhen në samit

Udhëheqësit botërorë po arrijnë në Australi për takimin këtë fundjavë të G20-ës në qytetin Brisbane të Queensland.Samiti dyditor, në të cilin marrin pjesë SHBA-ja, udhëheqësit kinezë dhe rusë, ndër të tjera, do të përqëndrohet në nxitjen e rritjes ekonomike. Kryeministri britanik David Cameron dhe homologu i tij australian Tony Abbott arritën në Brisbane të premten, ku pritet që kriza në Ukrainë gjithashtu të dominojë bisedimet.Samiti G20 fillon të shtunën dhe përballja e shumëpritur është ajo mes liderëve përëndimore dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, pas raporteve të reja për prezencën e trupave ruse në lindje të Ukrainës.Cameron i konsideroi veprimet e Rusisë të papranueshme në një konferencë shtypi në Kanberra të premten, duke paralajmëruar saksione të reja ndaj Rusisë. Por Rusia mohon dërgimin e trupave dhe tankeve në Ukrainë. Megjithatë, dhuna në rritje, shkelja e armëpushimit të 5 shtatorit dhe raportet e karvaneve të armatosura që udhëtojnë nga kufiri rus kanë ngjallur frikën e rindezjes së konfliktit.Përveç Ukrainës, krizat në Lindjen e Mesme kanë ngarkuar tashmë axhendën ekonomike të Samitit. Si mikpritës, Australia do të vazhdojë të shtyjë axhendën e rritjes ekonomike, pavarësisht tensioneve në rritje të sigurisë, tha Abbott në konferencën e Canberras, pasi sipas tij, objektivi global është rritja me 2% deri në 2018-ën dhe krijimi i miliona vendeve të reja të punës.G20 është e përbërë nga 19 vende, të cilat janë përgjegjëse për 80% të tregtisë botërore dhe 85% të prodhimit ekonomik global.Oranews.tv