Dëshmitari i pengmarrjes: Si qëndrova 8 orë i fshehur në dollap
Lilian Lepere, punonjësi i dyqanit ku u strehuan vëllezërit Kouachi pas sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo, deklaroi për mediat vendase se atë ditë ka qëndruar i fshehur për më shumë se tetë orë në një dollap të vogël rrobash.Ai tha se ka qenë pikërisht shefi i tij që e ka njoftuar për terroristët, duke i shpëtuar jetën."Dua ta falenderoj, sepse më njoftoi dhe më dha kohë të fshihesha. Nëse ata do të më kishin gjetur, gjerat mbase do të shkonin ndryshe, tha ai, duke shtuar se pronari i biznesit u ka ofruar kafe terroristëve në anën tjetër të ambientit, larg nga vendi ku qëndronte ai.I detyrohem gjithë jetën" tha Lilian LepereAi rrefën se në një moment kur terroristët ishin të shpërqendruar, ka mundur të komunikojë me disa miq të tij dhe më pas ka qenë policia që ka komunikuar me të me anë të telefonit të nënëns së tij."U përpoqa të jap sa më shumë infomcion, nga ajo çfarë dëgjoja sepse isha në nëj dollap"- thotë ai- duke shtuar se "tetë orë në një vend të tillë ishin raskapitëse".Ndërkohë Cherif Kouachi, një prej dy vëllezërve të cilët ekzekutuan 12 persona në redaksinë e revistës satirike franceze Charlie Heddo, ka qenë pjesë e grupit prej 7 anëtarësh, 6 francezë dhe një algjerian, i cili u paraqit në gjyq në vitin 2008, i akuzuar për përfshirje në një rrjet që fuste ilegalisht luftëtarë në Irak.Të shtatë personat, të arrestuar në 2005, u shpallën fajtorë dhe u dënuan për bashkëpunim me organizata kriminale.Cherif Kouachi u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në këtë ngjarje. Kur emrat dhe fotot e Cherif dhe Said Kuashi u publikuan nga policia si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Charlie Hebdo, Antony Paone, gazetar i Reuters, u kujtua se kishte filmimet e gjykimit në vitin 2008 .Me fytyrë të mbuluar, Cherif Kouachi deklaronte, në atë kohe për Reuters, se ai dhe shokët e tij nuk kanë bërë asgjë, dhe se e gjitha ngjarja ishte një sajesë."Unë nuk kam asgjë për të shtuar, e gjitha është një kurth, ne jemi thjesht djem periferie", u shpreh ai atëherë, duke theksuar se "ishte i pafajshëm".Dy vëllezërit u vranë të premten e kaluar pas ndërhyrjes së policisë dhe refuzimit të tyre për tu dorëzuar tek autoritetet franceze.Pas shumë orësh tetantiva për negociata, ata thanë se do të vdesim si heronj, ndërkohë që policisë nuk i mbeti rrugë tjetër./Oranews.tv/