Gjiri Arabik, 44 shtete në stërvitjen ushtarake detare
44 shtete nga gjashtë kontinente janë bërë pjesë e stërvitjes më të madhe detare të parë ndonjëherë, në Gjirin Arabik. Stërvitja Ndërkombëtare e Kundërmasave ndaj Minave nisi të martën, e cila, sipas një komandanti të forcave detare amerikane, do të jetë një mundësi për të testuar veprimet e aprovuara për t'I ardhur në mbrojtje tregtisë ndërkombëtare detare. Stërvitja udhëhiqet nga Flota e Pestë e Komandës Qendrore të Forcave Detare Amerikane, e cila bëri të ditur se vendi është zgjedhur për një arsye specifike."Kjo zonë ofron një mundësi të mirë për t'u stërvitur pasi këtu ndodhen tre nga gjashtë pikat kryesore të kontrollit të transportit detar në botë: kanali i Suezit, ngushtica Bab al Mandab dhe ngushtica e Hormuzit", tha Nënadmirali Xhon Miller.Përgjatë stërvitjes dyjavore, ku do të marrin pjesë 6500 vetë nga e gjithë bota, forcat detare të globit do të kenë mundësinë të tregojnë teknikat e tyre mbrojtëse dhe manovruese, si dhe të testojnë pajisjet dhe aftësitë komunikuese. Stërvitja do të zgjasë deri më 12 nëntor dhe do të mbyllet me një diskutim mbi përfundimet e nxjerra për t'u zbatuar në stërvitje të ardhshme.Oranews.tv