Irani pjesë e TAP? Kërkon të bëhet pjesë e projektit që kalon në Shqipëri

Zëdhënësja e projektit TAP ka deklaruar se ka hapur rrugën për aksionerët e rinj, që duket se do të jetë Irani. Por ende nuk dihet nëse do të kërkojë të bëhet pjesë vetëm me investime, apo të shesë edhe gazin që prodhon vetë përmes tubacioneve që do të kalojnë edhe përmes Shqipërisë.Republika Islamike e Iranit mund të bëhet aksionerja më e fundit në projektin e gazsjellsit TAP, që do të dërgojë gaz nga Kaukazi për në Europë, edhe përmes Shqipërisë.Zëdhënësja e projektit, Liza Zhivert, ka bërë të ditur se kompania ka hapur rrugën ndaj aksionerëve të rinj që duan të bëhen pjesë.Dhe me sa duket Irani kërkon të investojë në të, pas heqjes së sanksioneve të Perëndimit si rezultat i marrëveshjes për programin bërthamor.Megjithatë, sipas Zhivert nuk dihet ende nëse Irani do të kërkojë të bëhetpjesë vetëm me investime, apo do të kërkojë të shesë edhe gazin që prodhon vetë përmes tubacioneve që nisin nga Azerbajxhani e përfundojnë në Itali, përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.Gjithashtu ajo theksoi se gjithçka do të kryhet në bazë të ligjeve dhe rregullave të Bashkimit Europian.Aksionerët e deritanishëm të TAP janë British Petroleum me 20%, Kompania Shtetërore Azere, si dhe katër kompani private, belge, spanjolle, norvegjeze dhe zvicerane.