Nisma për uljen e moshës për votuesit, Wollfarth: E pamundur për këto zgjedhje

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth e ka cilësuar si të pamundur propozimin e mazhorancës për uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç.I pyetur nga mediat, Ambasadori Wollfarth është shprehur se nisma e mazhorancës duhet më parë të diskutohet dhe më pas mund të realizohet në zgjedhjet e vitit 2017.“Është e pamundur që kjo të realizohet në zgjedhjet e këtij viti. Nisma të diskutohet për t'u realizuar në zgjedhjet e vitit 2017” tha ambasadori.I pranishëm në tryezën e Forumit Civil 2010, ambasadori Wollfarth theksoi se Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje me standarde, jo vetëm të OSBE-së, por edhe të KE dhe BE-së.Ai vlerësoi rëndësinë që ka integriteti i kandidatëve në zgjedhje dhe në mënyrë të veçantë programi që ata prezantojnë në interes të shqiptarëve.“Projekt deklarata i referohet standardeve etike e kulturore dhe unë jam dakord, presidenti Mejdani përmendi një çështje të rëndësishme si integriteti i kandidatëve në zgjedhje. Në fakt mendoj se është bërë progres disi në miksimin e përbërjes burra gra në këtë kuadër dhe mund të ketë miksim mes atyre me përvojë dhe të rinjve në Kuvendin e ardhshëm. Por, përveç personaliteteve që do përfaqësojnë këtë popull në Kuvend rëndësi kanë përmbajtja e programeve dhe ky duhet të jetë fokusi”- tha ai.Ai gjithashtu është shprehur se duhet të plotësohen të gjitha standartet për zgjedhjet e 23 qershorit.“Bashkë me ekipin tim ju keni mbështetjen tonë të plotë. Dua të theksoj faktin se gjatë këtyre ditëve është prezent mision nga ODIHR për vlerësimin e nevojave në lidhje me zgjedhjet, kjo është pjesë e procesit, e rëndësishme është përmbajtja e programit që vjen nga ana shqiptare. Standardet ndërkombëtare duhet të plotësohehen dhe jo vetëm ato nga OSBE, por edhe KE dhe BE. Është një aktivitet që merret në kohën e duhur ndaj dhe unë dua t’ju përgëzoj për këtë” theksoi Wollfarth.