Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve të vogla

Kushtet e rënduara atmosferike kanë vështirësuar lundrimin e anijeve tregëtare dhe atyre të peshkimit.Për shkak të erës së fortë dhe forcës së dallgëve që në det të hapur kanë arritur në 5 ballë, kapiteneria e portit të Durrësit nuk ka lejuar lëvizjen e anijeve të vogla të peshkimit dhe atyre tregëtare,ndërsa ka vijuar vetëm lundrimi i trageteve.Era e fortë ka pezulluar përkohësisht punën në port, në një kohë që qendra meteorologjike parashikon një përkeqësim të kushteve të motit për dy ditët e ardhshme.Ndërkohë kushtet atmosferike të ditëve të fundit vazhdojnë të agravojnë situatën në Kodër Vilë të qytetit bregdetar ku po intensifikohet fenomeni i rrëshqitjeve.