Homazhe për nder të rekordmenit të boksit Ali Kastrati

Janë zhvilluar sot homazhet për nder të rekordmenit të boksit Ali Kastrati i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.Miq, të afërm, personalitete të sportit shqiptar, dashamirës të sportit kanë nderuar sot në Teatrin e Operas dhe Baletit mjeshtrin e madh të sportit shqiptar Ali Kastrati.Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, Ylli Ndroqi i shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të federatës kanë zhvilluar homazhe dhe ka vendosur kurorë me lule në arkivolin me trupin e pajetë të rekordmenit Kastrati.Z.Ylli Ndroqi ka ngushëlluar edhe familjen e Ali Kastratit ndërsa e ka cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për sportin shqiptar.“Boksi shqiptar ka humbur një njeri të pazëvendësueshëm. Sporti shqiptar ka humbur legjendën e paarritshme”, është shprehur z.Ylli Ndroqi.Ngushëllime për vdekjen e mjeshtrit të madh Ali Kastrati ka shprehur edhe boksieri Kreshnik Qato.“I shpreh ngushëllime familjes së Ali Kastratit. Sporti dhe veçanërisht boksi ka humbur një ikonë, një njeri të madh dhe të pazëvendësueshëm” është shprehur Qato nga Londra.Kush ishte Ali Katrati?Ali Kastrati ka lindur në 22.12.1922 në Dibër ndërsa është angazhuar për vite në sporte si boks, mundje dhe peshëngritje.Kastrati ka marrë 65 medalje të kampionatit kombëtar ndërsa ka qënë 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner.Është fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Është fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Ai mban 65 medalje të kampionit kombëtar, ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).Ali Kastrati është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”.