Mbyllen audicionet për "Ëndërra e një nate vere"

Audicioneve të ethshme të aktorëve për të interpretuar në komedinë shekspiriane "Ëndërra e Një natë vere i vjen fundi."Tashmë regjizori John Blondell, e ka përzgjedhur kastin e aktorëve dhe i është përveshur punës për të sjellë një shfaqe siç ai e quan sa shekspiriane, aq edhe shqiptare...Në  Kastin e  aktorëve të përzgjedhur përmendim, Neritan Licaj, Helidion Fino, Olta Dako, Ervin Bejleri, Elia Zaharia dhe shumë të tjerë të cilët sipas asistent regjizorëve, Geris Filipi dhe Valbona Imami, janë përshtatur më së miri për të nisur një shfaqe të mbarë.Edhe pse është një nga veprat më popullore të Shekspirit, në skenën e Teatrit Kombëtar, komedia "Ëndërr e një nate vere" ngjitet për herë të parë.