“CNN Travel”, ironizon sloganin e Shqipërisë "Albania, A New Mediterranean Love"

Sllogani shqiptar për sezonin e ri turistik është bërë objekt ironie për gjigandin televiziv amerikan CNN.Në faqen zyrtare, pikërisht në pjesën kushtuar turizmit, televizioni i njohur deri diku tallet me përzgjedhjen shqiptare por edhe të disa vendeve të tjera. Për reporterët e CNN-it  sllogani i vendit tonë  "Shqipëria dashuria e re mesdhetare" është qesharak! Texti i shkurtër plot ironi nuk ndalon këtu. Ata shoqërojnë artikullin duke shfaqur një imazh të plazheve në vend, ku duket bregdeti i Durrësit në kulmin e sezonit. Dhe poshtë fotografisë ata zgjedhin një diçiturë me një pyetje therëse: "Diku aty është plazhi! A jeni të sigurt?"Më tej artikulli vijon duke theksuar përsëri me ironi se shteti i vogël nuk duhet të jetë ndër listat e preferuara për turistët. Ata e lidhën këtë duke përshkuar historinë e turizmit të shkurtër shqiptarë. Aty thuhet se vendi në komunizëm për një gjysëm shekulli, ka qënë i hapur për turizëm vetëm për ata që i bindeshin stalinizmit, Shqipëria ngrohte vetëm turizmin e ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina" citojnë ata.Por në CNN travel, nuk jemi të vetmit që komentohemi negativisht, pasi dhe 6 shtete të tjera preken për slloganet e tyre! Ndër këto Greqia, ku sllogani i shtetit fqinjë ta shpif, thuhet në text, dhe këtu ata shfaqin në fotografi një nga ishujt më të bukur në botë, Santorinin, me moton " Ju në Greqi" "Ata  kanë Santorinin dhe të vetmin moto që mund të mendonin është "Ju jeni këtu", ose më mirë duhet të jeni këtu" ? thuhet në tekst.Sloganet më të diskutueshme për redaktorët e CNN Travel, janë dhe ato të Kolumbisë. "Kolumbia, rreziku i vetëm është të duash që të qëndrosh ", rradhën e merr Austria me moton që CNN e quan si zgjedhje mendjemadhe. E kështu me rradhë vjen Sllovenia me zgjedhjen "Ne e ndjejmë Slloveninë". Gazetarët thonë në reportazh se shteti të vetmen meritë që ka është ngatërrimi me Sllovakinë ngatërresë që e bëri kohë më parë edhe presidenti Bush. Dhe ironia amerikane në këtë shkrim mbyllet me talljen e fortë me ishujt Makau që kanë bërë një zgjedhje që shkon përtej imagjinatës: "Moment prekës, experienca në Makau". Kaq mjafton për autorin e reportazhit që në diçiturën e fotos të shkrijë gjithë talentin ironik: Sigurisht rrënojat e Shën Palit janë mbresëlënëse, por ne nuk jemi duke shkuar për të qarë mbi to.."!