Raporti AKEP për vitin 2012

Ulja e detyruar e tarifave për telefoninë celulare ka sjellë rritje të përdoruesve të shërbimit mobil por ulje të të ardhurave për kompanitë.Në raportin vjetor të AKEP, prezantuar në Komisionin e veprimtarisë prodhuese, vihet re një rritje me 7 për qind e përdoruesve të celularëve krahasuar me vitin 2011 , por kjo nuk përkthehet në të njëjtat shifra si rritje e shpenzimit financiar nga ky shërbim.Ndërsa përsa i përket të ardhurave për përdoruesit aktivë, sipas AKEP, Shqipëria është në nivelin më të ulët.Sipas raportit, gjatë vitit 2012 është shënuar një rënie me rreth 8 % të përdorimit të telefonisë fikse  ndërsa përdorimi i internetit nga viti 2011 në 2012-ën, ka shënuar një rritje me rreth 24 %.