Vazhdojnë seancat dëgjimore në Koimisionin e Sigurisë

Në komisionin parlametar të sigurisë kombëtare vazhdojnë seancat dëgjimore me grupet e interesit, për sa i përket projekligjit për mbikqyrjen e agjensive të inteligjencës.Ka qënë radha e Ministrisë së Mbrojtjes, Avokatit të Popullit dhe Ministrisë së Inovacionit për të dhënë mendimet e tyre. Të treja institucionet kanë shprehur shqetësimin e tyre se disa nga dispozitat e projekligjit bien në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe qëllimi i tij duhet të jetë mbrojtja e të drejtave të njeriut. Ndërsa për deputetët e komisionit, ky ligj bëhet për të mbikqyrur qeverinë pikërisht për të mos i përdorur këto shërbime për qëllime dashakeqe.Komisioni i Sigurisë Parlamentare do të dëgjojë të gjitha institucionet dhe grupet e interesit që preken nga ky projekligj.Por pas kundërshitive të SHISH dhe të Prokurorisë, edhe Ministria e Mbrojtjes kishte rezervat e veta për këtë projketligj.