ODIHR:Është herët të flitet për situatën parazgjedhore, përfundimet në website
Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it i cili ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme vijon edhe sot takimet për tu njohur me përgatitjet për zgjedhjet.Vëzhguesit e ODIHR-it janë takuar sot me ministrin e jashtëm Edmond Panariti ndërsa pas takimit janë shprehur se është herët për të folur për situatën parazgjedhore në Shqipëri."Ne jemi këtu në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare. Me sapo kemi mbërritur prandaj është tepër herët të flasim për situatën parazgjedhore. Qëllimi ynë është të njihemi me përgatitjet parazgjedhore dhe të dalim me konkluzionet nëse ODIHR-i duhet apo jo të dërgojë një misionin vëzhgimi. Pra në këtë kuadër ne jemi duke zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm, të medias, shoqërisë civile, komunitetit ndërkombëtar, partive politike, KQZ dhe ne do të dalim me një raport që do të publikohet në websajtin e ODIHR-it. Pra në këtë raport do të shkruhet se cilët ishin konstatimet tona dhe përfundimi nëse do të dërgojmë ose jo vëzhgues në Shqipëri” tha përfaqësuesja e ODIHR-itNdërsa ministri i jashtëm Edmond Panariti është shprehur se qeveria shqiptare është e përkushtuar për organizimin e një procesi zgjedhor me standarte.Ai ka theksuar se qeveria shqiptare pret edhe misione të tjera vëzhguesish në Shqipëri për tu bërë pjesë e procesit parazgjedhor dhe paszgjedhor."Qeveria shqiptare është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve me standard. Ne presim edhe misione të tjera vëzhguesish si ata të Asamblesë Parlamentare të OSBE, ai respektiv i KiE për tu bërë pjesë e procesit parazgjedhor dhe paszgjedhor” tha Panariti.Ndërkohë në orën 11:30 misioni i ODIHR-it do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.OSBE sqaroi se zyra e saj ODIHR është ftuar nga Shqipëria që prej dhjetorit të kaluar, sapo presidenti dekretoi zgjedhjet, që të dërgojë një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.Institucionet shqiptare dhe partitë kryesore po u kërkojnë shteteve dhe organizatave të shumta nga Europa dhe SHBA që të sjellin një numër sa më të madh vëzhguesish në këto zgjedhje, si e vetmja mënyrë që të mbushet hendeku i madh i mosbesimit të forcave rivale tek procesi zgjedhor, edhe pse ato e hartuan dhe e zbatojnë vetë Kodin Zgjedhor me komisione dypalëshe.Ndërkohë që kanë mbetur rreth 100 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare tonet e ashpra politike sa vijnë e shtohen.Partia Socialiste shkëmbeu replika dje me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me listat e anëtarëve të komisioneve zgjedhore zonale. KQZ deklaroi dje se se PS nuk ka dërguar propozimet e saj për anëtarët dhe sekretarë të komisioneve zonale tashmë që afati ligjor, sipas saj, ka skaduar të premten, dhe kur PD, LSI dhe PDNJ i kanë dorëzuar në rregull ato.KQZ theksoi se këto komisione zonale duhet të ngrihen brenda datës 23 mars dhe për këtë qëllim sipas Kodit Zgjedhor katër partitë duhet t’i kishin paraqitur ato deri në 8 mars. Duke theksuar se kjo vonesë nga PS në paraqitjen e komisionerëve, KQZ i bëri thirrje opozitës që të paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur këto propozime në përputhje me Kodi Zgjedhor.Por PS deklaroi se i ka dorëzuar të hënën në mesditë brenda afatit ligjor, listat me propozimet e saj për komisionerë zonalë, sepse afati ligjor sipas tyre, është 11 marsi dhe jo 8 marsi, siç tha KQZ.PS theksoi se sipas Kodit Zgjedhor këto propozime duhen dorëzuar 105 ditë para datës së zgjedhjeve, që i binte e dielë 10 mars, ndaj afati me ligj shtyhet një ditë më pas. PS deklaroi se qëndrimi i KQZ ishte tërësisht politik dhe keqinformues.Opozita tha se KQZ fsheh të vërtetat me deklarata të tilla të cilat nuk i shërbejnë klimës së besimit, që ky institucion duhet të krijojë, por madje hedhin hije të forta dyshimi se KQZ kërkon të minojë besimin e publikut tek ky institucion.