Aksident i rëndë në Peqin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë.Aksidenti I rëndë ka ndodhur në Bypas-in e Peqinit ku automjeti me targa të huaja YPI5346 i cili drejtohej nga 27-vjeçari Jorgo Bici ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri Shaqir Çela 30 vjeç dhe është plagosur drejtuesi i mjetit.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.