ODHIR: Po mbledhim infomacione të nevojshme për zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 21:50
Pas takimit me Ministrin e Brendshëm, Misioni i vlerësimit të nevojave në ODHIR, të ardhur me një vizitë pune 4 ditore në vendin tone, kanë folur për mikrofonin e RTV “Ora News”, se deri ku kanë shkuar përgatitjet përsa i përket zgjedhjeve të 23 Qershorit në Shqipëri.Nikola Shmid, e cila është në zyrë e ODHIR, ka folur për “Ora News”, se aktualisht po mbledhim infomacione të nevojshme duke u konsultuar me organet kopetente për zgjedhjet.Ndër të tjera, Shmid ka theksuar se janë në fazën e përgatitjes për të përcaktuar numrin e vëzhguesve.Ndërkohë, pritet takimi i radhës i misionarëve të vlerësimit të ODHIR me ministrin e jashtëm Edmond Panariti.