Komuniteti Mysliman Shqiptar feston 90 vjetorin e themelimit

Komuniteti Mysliman Shqiptar feston 90 vjetorin e themelimit.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit, midis të cilëve kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i shtetit shqiptar e përcaktoi komunitetin mysliman si një përçues të rëndësishëm të vlerave dhe parimeve .Ndërkohë që kryetari Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça u shpreh se feja myslimane ka nxitur gjithmonë paqen dhe dashurinë mes shqiptarëve.Në pritjen e organizuar ishin të pranishëm edhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë personalitete nga arti dhe feja.