Lezhë, vihet në pranga ish-kryetari i komunës Dajç
Denoncimi për vjedhjen e të paktën 6 automjeteve, donacioneve të shoqatave të huaja, ka çuar në pranga ish kreun e komunes Dajç në Lezhë Rroku Rroku.Krimi ekonomik në drejtorinë e policisë në Lezhë ka provuar vjedhjen e këtyre automjeteve nëpërmjet shkresave që janë sekuestruar në këtë njësi vendore, ndërsa ndaj Rrokut është dhënë edhe masa e sigurimit personal “arrest me burg” për akuzën e korrupsionit dhe vjedhjes të kryer duke shpërdoruar detyrën.Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se gjatë kohës që Rroku ushtronte funksionin e kreut të komunes Dajç ka marrë një fadromë, një autobuz dhe disa furgonë, por që nuk u vunë asnjëherë në shërbim të komunitetit, por janë shitur dhe shuma e përfituar është përvetësuar nga Rroku.Ish kreu i komunës Dajç në Lezhe Rrok Rroku humbi zgjedhjet e 8 majit si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa akuzoi kandidatin e djathtë për manipulim të zgjedhjeve.Gjykata e Lezhës i dha të drejtë ish kreut të komunës Rroku Rroku për pretendimet e ngritura prej tij dhe të vërtetuara nga organi i akuzës ndersa solli edhe dënimin e komisionerëve të qëndrës së votimit në Dragushë të Dajçit.