Avokati i Roshit: Arrestimi me prapavijë politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 22:00
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi vijon të qëndrojë në qeli, ndërkohë që avokati e përcakton arrestimin e tij me prapavijë politike.Avoakti Plarent Ndreca, është shprehur se klienti i tij është arrestuar pa baza të vërteta ligjore. Prokuroria pas veprimeve hetimore pritet të vendosë mesditën e së Martës nëse do të lirohet Elvis Roshi apo do të dërgohet para Gjykatës së Kavajës për caktimin e një mase sigurie.Kryetari i Bashiksë së Kavajës, Elvis Roshi, është arrestuar, pas dhunës së ushtruar në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, ndaj trajnerit te skuadrës së Tiranës Nevil Dede.Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës, kërcënim të jetës për shkak të detyrës, kundërshtim dhe mosbindje ndaj forcave të policisë.