Shqipëria dhe Izraeli, fillojnë bashkëpunimin ekonomik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 19:33
Bashkëpunimi ekonomik dhe marrdhëniet kombëtare mes Shqipërisë dhe Izraelit do intensifikohen më tej.Hapja së shpejti e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro - Izraelite, dërgimi i punëtorve shqiptarë të ndërtimit në Izrael dhe investimet në miniera e energjetikë, janë projektet e rradhës mes dy vendeve. Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, ka cilësuar disa nga bashëpunimet me Izraelin.Gjithashtu Ambasadori David Cohen, theksoi disa nga projektet që do arrihen të realizohen së shpejti, duke filluar me krijimin e Dhomës së Tregtisë bilaterale.Pavarësisht kohës së shkurtër të hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, bashkëpunimi ekonomik ka filluar me dy forumet e biznesit të zhvilluara para dy vitesh.