Presidenti Nishani takim me Zv/Kryeministrin e Malit të Zi, Igor Luksiç
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti kapritur ditën e sotme në një takim Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit të Malit të Zi, Igor Luksiç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.Biseda u përqendrua në hapësirat dhe mundësitë që ekzistojnë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe integrimin europian të dy vendeve tona dhe rajonit në përgjithësi.Presidenti Nishani dhe Zv/Kryeministri Luksiç ndanë mendimin se dy vendet tona duhet të flasin me një zë kur bëhet fjalë për projekte përbashkëta të rëndësishme në fushën e mjedisit, turizmit, infrastrukturës rrugore, duke veçuar projekte të tilla si TAP, IAP, për të cilat kryediplomati malazez kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.Presidenti Nishani vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi si kontribues në zhvillimin e demokracisë, forcimin e shtetit ligjor si dhe në mbështetjen e proceseve integruese në këtë vend dhe rikonfirmoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.Presidenti Nishani dhe Zv/Kryeministri Luksiç u shprehën optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, të cilat i shërbejnë të dy popujve dhe përbëjnë gjithashtu një model për popujt e tjerë të rajonit.Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se Kosova përbën një faktor stabiliteti në rajon dhe se do të punojnë së bashku për përfshirjen e saj në të gjitha nismat rajonale dhe më gjerë.