Berisha: Të gjithë ishin djem dhe vajza guximtarë por “Asnjëri prej tyre, Azem nuk ishte!”

Një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit.Sot në orën 16:00, në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti, është zhvilluar një sesion përkujtimor me pjesëmarrjen e figurave të njohura të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, por dhe krerët e lartë të shtetit.Kryeministri Sali Berisha i cilika përshëndetur këtë sesion, ka risjellë edhe një herë në vëmendje kontributin e Azem Hajdarit, i cili udhëhoqi protestat e studentëve dhe grevën e urisë që kishte si qëllim vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, në Dhjetor 1990.Në fjalën e tij Berisha u shpreh: “Idetë dhe pikëpamjet për një Shqipëri demokratike nuk kishin vdekur ndonjëherë në Shqipëri. Ato ishin mbrojtur me çmimin më të lartë nga mijëra gra dhe burra inelektualë, dhe njerëz të të gjitha fushave që kishin besim tek liria. Rezultati i kësaj përpjekjeje të madhe ishte Spaçi, Burreli, ishin gulagët e panumërta. Pas rënies së murit të Berlinit, perdja e hekurt, ra dhe në Shqipëri. Intelektualët shprehën haptas pikpamjet e tyre për një Shqipëri tjetër. Por për ssqiptarët më në fund erdhi si një diçka qiellore, si diçka përrallore, Lëvizja Studentore. Kjo lëvizje ishte padyshim përballja më e egër që rregjimi komunist kishte njohur ndonjëherë.”Më pas kryeministri Berisha tregoi se si ishte njohur me Azem Hajdarin dhe përshtypja që ai i kishte lënë.“ Dy gjëra mbetën në kujtesën time të përjetëshme, vendosmëria e jashtëzakonshme për çdo sakrificë dhe të gjithë ata që njojta në lëvizjen studentore ishin djem dhe vajza guximtarë por asnjëri prej tyre Azem nuk ishte! Ajo që bënte përshtypjen më të madhe ishte autoriteti i tij mbi të gjithë studentët. Vendosmëria e tij absolute ishte garancia e të gjithë atyre që e rrethonin. Kohezioni i Lëvizjes stundetore , në një kohë aq të shkurtër rreth liderit të vet, ishte dëshmi se një tribun i vërtetë lirie udhëhiqte këtë lëvizje. Tek Azemi spikaste forca, vendosmëria dhe guximi i një lideri” u shpreh Berisha.“ Roli i tij kur Partia Demokratike kaloi në opozitë ishte i jashtëzakonshëm, ai u martirizua vetëm e vetëm që Partia Demokratike të mos eleminohej dhe të mos zhdukej. Idhulli i tij ishte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, tek i cili kishte një besim shumë të madh. Azemi bëri gjithëçka të mbështeste lëvizjen çlirimtre në Kosovë, ai ndjehej pjesë e kësaj lëvizjeje. Të punoje me Azemin ishte më tepër se kënaqësi.”“Ne sot nuk kujtojmë, ne sot festojmë dditëlindjen e tribunit të lirisë së shqiptarëve. Ne sot festojmë me një ndjenjë krenarie sepse idealet e tij janë bërë realitet, festojmë se Shqipëria është bërë antare e NATO-s, se shqiptarët lëvizin të lirë në Europë, se shqiptarët po bëjnë përpjekjen më të madhe për tu bashkuar me familjen europiane, se Kosova sot është e lirë dhe e pavarur, festojmë më të sigurt se kurrë në të ardhmen që Azem Hajdari projektoi për shqiptarët” ka përfunduar fjalën e tij kryeministri Berisha.