Conte: Juventusi im është i uritur për fitore

Kualifikimi i Juventusit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas 7 vitesh mungesë në këtë fazë të turneut, ka ngjallur entuziazëm te tifozët e skuadrës bardhezi. Por trajneri i ekipit italian, Antonio Konte, është munduar të ndale euforinë, duke treguar se për momentin nuk është fituar asgjë dhe faza tjetër do të jetë shumë më e vështirë sesa përballja me Sëlltikun ndaj të cilit kampionët e Italisë dominuan."Liga e Kampioneve është një ëndërr që po e ndërtojmë pak nga pak, duke filluar që nga viti i kaluar me fitoren e titullit në Itali. Tani jemi në çerekfinale por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Do të jetë shumë e vështirë, pasi njëkohësisht po luajmë edhe për kampionat dhe kjo do të na heqë shumë energji", tha trajneri i Juventusit.I të njëjtit mendim është edhe një nga të paktët lojtarë të Juventusit aktual që ka luajtur rregullisht në këto nivele, kapiteni Xhixhi Bufon, i cili ka treguar se skuadra që do të dëshironte të evitonte me çdo kusht në fazën tjetër eshte Real Madrid."Nëse mendojmë se dy vite më parë renditeshim për herë të dytë radhazi në vendin e 7-të në Itali, mund të them se kemi arritur një objektiv të rëndësishëm. Por në këtë turne duhet pak fat. Unë Real Madrid e kam eliminuar tre herë, por mendoj se ligjet e pashkruara të numrave do të në e vënë përballë", ishte parashikimi i portierit për skuadrën që nuk do të donte të ndeshej në fazën tjetër të turneut. Bufon tregoi edhe mbrëmë se po kalon një formë të shkëlqyer pasi me ndërhyrjet e tijë shpeshë herë është bërë deçizivë për skuadren e Juvetusit duke neutralizuar disa gola të sigurt.