Beteja në Kobani, Pershmergat luftime kundër IS
Shtëllunga tymi u ngritën sot mbi Kobani, qyteti sirian në kufi me Turqinë, teksa forcat kurde siriane së bashku me pershmergat e irakut po luftojnë kundër militantëve të shtetit silamik. Kanë kaluar 40 ditë luftime dhe ende duket se ektremistët islamikë kanë nën kontroll qytetin, pavarësisht sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.Në orët e vona të së shtunës luftëtarët kurdë irakenë u bashkuan me kolëgët e tyre në Kobani,me shpressën se kjo ndihmë do të çojë në zbrapsjen e shtetit islamik. E gjithë vëmnedja është përqëndruar në Kobani, i cili shihet edhe si sfida e madhe e sulmeve ajrore amerikane.Ardhja e 150 luftëtarëve të Irakut, të njohur si Peshmerga, shënon herën e parë që Turqia ka lejuar trupa nga jashtë Sirisë për të përforcuar kurdët sirianë. Autoritetet turke në fillim hezituan edhe për shkak të situatës delikate me kurdët e tyre, por më pas lejuan hyrjen e ushtarëve Pershmerga në Kobani. Ndërkohë paraqitet e rëndë në Irak, ku si paojë e sulmeve dhjetëra perosona kanë humbur jetën në 24 orë.