Mallakastër, vriten dhe digjen një çift në Belishovë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën mesnatën e së enjtes. Në fshatin Bleshishovë është kryer një vrasje e dyfishtë ku një çift bashkëshortësh janë vrarë në banesën e tyre. Sipas policisë viktimat janë Enver dhe Azbie Myftari, përkatësisht 55 dhe 54 vjeç.Sipas burimeve në vendngjarje, Azbie Myftari, nëna e 4 fëmijëve ishte e vetme në shtëpi ndërsa burri i saj punonte si roje natwn nw një pus nafte në Fier. Persona të paidentifikuar kanë shkuar në orën 23.30 të së enjtes në shtëpinë e familjes Myftari.Të dhënat e para bëjnë më dije se gruaja është therur dhe më pas trupi i saj është tërhequr për në dyqanin afër shtëpisë, në pronësi të familjes Myftari.Pa kaluar shumë kohë, në shtëpi kthehet bashkëshorti Enver Myftari i cili mësohet të jetë përleshur me personat që kanë hyrë në shtëpi dhe këta të fundit me armë gjahu kanë qëlluar mbi Enver Myftarin.Pas këtij akti të rëndë, autorët ende të paindentifikuar, i kanë vënë flakën shtëpisë dhe dyqanit duke shkrumbuar gjithçka.Ngjarja është mësuar nga vëllai i viktimës i cili është kthyer nga puna në këtë orë dhe ka arritur të shquaj nga larg flakët. Ka qënë ai që ka njoftuar menjëhëre policinë dhe zjarrëfikset.Burimet e para thonë se personat kanë hyrë për të vjedhur në këtë shtëpi sepse në të është tentuar hapja e kasafortës ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.