Muzeu i Pavarësisë, nis zyrtarisht rikonstruksioni i tij
Vlora në këtë përvjetor të Shqipërisë shtet nuk mund të kuptohet pa Muzeun Historik, si dëshmi e gjurmëve të kaluara, në të cilën udhëtoi shteti nëpër shekuj. Punimet në Muzeun e Pavarësisë kombëtare në qytetin e Vlorës janë në fazën përfundimtare.Ndërhyrjet kanë zgjatur plot një muaj, ndërsa i janë përmbajtur afateve zyrtare. Muzeu i Pavarësisë sot prezantohet me një pamje terësisht të rinovuar, ndërsa rikonstruksioni i godines ka perfshirë, si pjesen e brendshme , por edhe restaurimet e jashtme te godines.Muzeu i Pavarësisë në këtë 100 vjetor, prezantohet me fasadë të rinovuar, me dritare e dyer te rikonstruktuara, ndërsa është zëvendesuar tërësisht struktura e ballkonit të famshëm të godinës, i cili rrezikonte shembjen kohë më parë.Drejtori i këtij i Muzeut, Agron Shehu, tha se pas përfundimit të rikonstruksionit do të nisë faza e dytë, ajo e pasurimit të këtij Muzeu me dokumente histrorike, si dhe zëvendësimin e atyre të dëmtuar.