Përurohet memoriali për nder të policëve të vrarë

Është përurur sot memoriali në nderim të punonjësve të policisë të cilët kanë rënë në krye të detyrës.Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj theksoi se policët e vrarë do të mbeten përherë në altarin e ndritur të kombit dhe akti i tyre do të kujtohet si një shembull nga të gjithë."Sot jemi në një ditë të veçantë pasi po përurojmë memorialin e punonjësve të policisë që kanë dhënë jetën në detyrë. Ata besonin se një botë e çliruar nga bota e krimit është më e mirë dhe për këtë luftuan. Emri i tyre është gdhendur në kujtesën e shoqësirë shqiptare. Mirënjohja e shprehur në këtë ditë është treguesi më i lartë i ndjenjave të vlerësimit” tha Burgaj.Ai gjithashtu theksoi se institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë ç`është e mundur për strehimin, arsimimin dhe punësimin e fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës.Ndërsa ministri i brendshëm Flamur Noka ka theksuar se të gjithë përkulen me nderim para atyre që ranë në krye të detyrës dhe kthyen në simbole të ruajtjes së rendit.Në ceremoninë e inagurimit të memorialit ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.