Shtyhet seanca për çështjen "Remzi Hoxha"

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ku mbrojtja do të jepte konkluzionet për çështjen.Menjëherë pas seancës, djali i Remzi Hoxhës ka bërë apel që ti kthehen eshtrat e atit. Adrian Hoxha deklaroi se ata janë janë të gatshëm që të mbyllin këtë çështje dhe të ofrojnë shpërblim nëse dikush i tregon për vendndodhjen e eshtrave të babait. Sipas djalit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha drejtësia në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet.“Duam të dijmë vetëm ku gjenden eshtrat e babait tim dhe ofrojmë edhe një shpërblim për këdo që na tregon se ku gjenden eshtrat e tij” tha Adrian Hoxha.Ndërkohë më herët prokuroria ka kërkuar pushim të çështjes për dy ish punonjësit e SHIK-ut Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin të cilët gjatë gjyqit janë paraqitur në sallë.Ndërsa ka dhënë 13 vjet burg për Iliri Kumbaron. Në bazë të hetimeve të kryera nga organ i akuzës nuk provohet se Sefgjini dhe Koldashi kanë qënë të përfshirë në torturimin e më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.Ndërsa për Ilir Kumbaron kjo gjë është provuar dhe ai dënohet me 13 vjet heqje lirie në mungesë, pasi ai për vite me rradhe i është fshehur drejtësië dhe vazhdon ti fshihet me zgjuarsi pasi iu arratis drejtësisë britanike në fund të vitit 2011.Ndërkohë në 21 tetor u mbushën plot 17 vjet nga zhdukja e biznesmenti Remzi Hoxha.