City mund Aston Villën, vihet në ndjekje të Manchester United

Edhe pse me një diferencë ta madhe pikësh Manchester Siti vijon të mbajë ritmin e kryesuesve të kampionatit. "Qytetaret" britanikë kanë mundur në ndeshjen e fundit të javës së 28-të të Premier Ligës skuadrën e Aston Villës me rezultatin minimal 1-0.Të besusarit e teknikut Mancini vazhdojnë të shpresojnë në luftën për titull kampion edhe pse largësia me kryesuesit vazhdon të mbetet e madhe prej 12 pikësh.Autori i golit të vetëm në këtë takim është sulmuesi argjentias Karlo Tvez në minutat e fundit të pjesës së parë pas një pasimi të Boshnjakut Edin Dzeko. Ish Bomberi Volfsburg shfrytëzon më së miri një gabim të mbrojtësit vendas për të shërbyer pastaj për Tevez i cili nuk e ka të vështirë të gabojë duke i dhënë skuadrës avantazhin. Me largimin e Balotelit,Milan Dzeko ka përfituar më shumë hapsira duke u bërë një lojtar i rëndësishem jo vetëm me golat e tij por edhe me pasimet për shokët e skuadrës.Përveç golit të shënuar djemtë e teknikut Mancini kanë  qenë disi të pafat në këtë ndeshje pasi kanë goditur edhe dy herë shtyllën e portës së skuadrës së Aston Villes me Zabaleten dhe mesfushorin Jaja Ture.Në një ndeshje emocionuese ku nuk kanë munguar rastet për të shënuar edhe gola të tjerë triumfues në fund kanë rezultuar djemtë e teknikut Mancini që kanë koleksionuar tre pikë të radhës.Pas kësaj fitoreje minimale , Manchester City mbetet 12 pikë prapa djajve britanik të Manchester United.