Rikthehen emocionet e Champions League, sot përballja Manchester-Real

Pas mungesës 1 javore emocionet e Chempions Ligë rikthehen sonte për të përcaktuar dy skuadrat e para që do të sigurojnë biletat e para për fazën e çerekfinaleve.Edhe pse në mbrëmjen e sotme do të luhen dy takime vëmendja e të gjithëve do të përqendrohet te finalja e parakohshme mes Manchester United dhe Real Madrid.Kjo përballje titanikësh pritet prej kohësh me padurim nga mijëra e mijëra adhurues të futbollit nga e gjithë bota. Në "Old Treford" që njihet nga të gjithë si teatri i ëndrrave kampionet do të zbresin në fushë për të dhënë verdiktin e tyre në lidhje me skuadren që do të dalë triumfuese nga fusha e gjelbërt."Djajtë Britanik"  pas barazimit që morën në "Bernabeu" kërkojnë fitoren përballë madrilenëve. Ndërsa këta të fundit e shohin këtë ndeshje si jetike për të ardhmen e skuadrës dhe veçanërisht atë të teknikut Mourinho.Fitimi i Chempions Ligë ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i "Specia One" dhe skuadres madrilene ndaj të gjitha forcat e skuadrës do të përqëndrohen për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.Përveç këtijë dueli gjigantesh sonte në mbrëmje do të luhet edhe një tjeter sfidë e rëndësishme siç është ajo mes Borusia Dortmund dhe Shaktar Donetsk. Dy skuadra këto që pas barazimit 2-2 në Ukrainë kërkojnë të sigurojnë një biletë për fazen e çerekfinaleve.Chempions Ligë do të vazhdojë nesër me dy takimet e tjera të fazës së 1/8. Juventus do të presë në shtëpi skuadrën e Selltik pas fitore 3-0 në transfertë. Po ashtu edhe PSG pas fitores 2-1 në takimin e parë do të presë skuadren e Valencias për të konfirmuar kualifikimin.