KKSHA: Të shmangen tensionet etnike në Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2013, 09:28
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë për qetësi dhe shmangie të tensioneve etnike. Reagimi i kësaj organizate lobiste me seli në Uashington vjen pas protestave të fundjavës së kaluar në Shkup dhe rrahjes së të rinjve shqiptarë nga huliganë maqedonas.KKSHA i bën thirrje Qeverisë për të mbështetur bashkëjetesën e grupeve etnike që të mos ketë më përshkallëzimet e panevojshme të tensioneve etnike në Maqedoni. dhe kërkon një hetim të plotë dhe të menjëhershëm dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.