Maqedonia dhe frika për tensione
Maqedonia vazhdon të sjellë probleme për perëndimin shkruan Euraktiv duke iu referuar protestës së shqiptarëve që përfundoi në një përleshje mes tyre dhe policisë.E ndërsa Maqedonia po vuan nga kriza politike përleshjet që erdhën një ditë pasi Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule vizitoi vendin për të shpërndarë tensionet midis qeverisë dhe opozitës, tensionet etnike vazhdojnë të ziejnë në ish republikën jugosllave.Euraktiv shkruan se edhe pas një dekade nga konflikti maqedonas sërish ekzistojnë shqetësime për trazira të mundshme, e ndërsa marrëdhëniet e tensionuara,ndikojnë në ritmin e ngadaltë të progresit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Dhuna e së shtunës, në të cilën të paktën 20 vetë u plagosën dhe shumë të tjerë u arrestuan ishte një një përgjigje ndaj demonstratave të huliganëve maqedonas të premten kundër emërimit muajin e kaluar të ish komandantit të UCK-së Talat Xhaferi si ministër i mbrojtjes."Situata është nën kontroll. Policia në terren dhe për të punuar për mbajtjen e qetësisë."tha njëzëdhënës i policisë.Të dielën situata është qetësuar, por përplasjet janë transferuar në skenën politike. Partia Demokratike Shqiptare e opozitës ka shqyrtuar mundësinë që për shkak të ngjarjeve të ditës së shtunë për të bojkotuar punën e Kuvendit dhe zgjedhjet vendore.Megjithatë është vendosur që bojkoti tani për tani të mos përdoret si zgjidhje.Thaçi ka hedhur poshtë akuzat se PDSH qëndron pas protestave, duke akuzuar se ato janë skenar i partisë shqiptare në pushtet, BDI.