Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 01:15 pas mesnate në veri të Mitrovicës duke terrorizuar banorët e kësaj zone.Burime të Kosovapres-it bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur pranë rajonit të policies ndërsa mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Kosovës të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Që nga fillimi i këtij viti në veri të Mitrovicës sipas autoriteteve kanë ndodhur mbi 20 shpërthime ndërsa autorët e këtyre sulmeve akoma nuk janë zbuluar.Objekt i i sulmeve kanë qënë të gjitha komunitetet në atë zonë, përfshirë këtu edhe zyrtarët e institucioneve te Kosovës, si dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Incidentet janë shtuar shumë në kohën kur në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, po diskutojnë modalitetet mbi zgjidhjen e problemit të strukturave paralale të financuara nga Serbia, të cilat kontrollojnë këtë pjesë si edhe komunat e tjera me shumicë serbe në veri të Mitrovicës.