Bruksel, kryeministri Thaçi takon Reekerin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të mbajtjes së takimit të radhës të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është takuar në Bruksel me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.Në njoftimin e publikuar nga kabineti i kryeministrit, thuhet se  Thaçi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, "si rruga më e mirë për zgjidhjen e një mori çështjeve që kërkojnë qasje ndër-shtetërore, rajonale dhe më gjerë".Në deklaratë, Reeker citohet të ketë ritheksuar "vazhdimësinë e përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun" dhe "për integritetin territorial të Kosovës".