Situata në veri të Kosovës ende e tensionuar
Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme. Kështu u vlerësua në takimin e sotëm të Komitetit të Sigurisë ku ishin të pranishëm zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë.Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjatë javës së kaluar kanë vazhduar sulmet dhe shpërthimet në veri, duke e tensionuar situatën.Sipas një njoftimi, në këtë takim u kërkua siguri më e madhe për punëtorët e Zyrës Administrative në veri, të cilët shumë shpesh janë shënjestra të këtyre sulmeve. “Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFIOR-i duhet pak më tepër të kenë kujdes për zyrtarët e Zyrës Administrative në veri, për arsye se po shohim se në shumicën e rasteve ata po janë shënjestër i sulmeve” thuhet në njoftim.Ndërkaq, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, shtroi nevojën për veprime konkrete të strukturave të rendit për arrestimin e atyre që janë duke krijuar incidente në veri. “Mosveprimi është duke i trimëruar grupet kriminale që të vazhdojnë me aktet e tyre” tha ai.Në takim ai përsëriti kërkesën drejtuar organeve të sigurisë për shtim të masave në veri, pasi qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për shkak të këtyre shpërthimeve që kohëve të fundit janë më të fuqishme