Ndërkombëtarët thirrje Maqedonisë për daljen nga kriza
SHBA, BE dhe OSBE i kanë bërë thirrje sërish liderëve politik në Maqedoni që të marrin përgjegjësi dhe ti japin fund krizën aktuale politike."Vendi juaj për momentin gjendet në një udhëkryq kritik. Kriza momentale po rrezikon aspiratat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, si dhe për stabilitetin e vendit. Duhet të ndërmerren hapa për shmangien e ultimatumeve publike, pozicioneve fikse dhe taktizimeve afatshkurtra, dhe të ketë ofrim drejt një dialogu të drejtpërdrejt dhe kompromisi për interesin e qytetarëve dhe shtetit", theksohet në deklaratën e misioneve diplomatike në Shkup.Ndërkohë parlamenti i Maqedonisë mori vendim që të angazhojë disa komisione parlamentare për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor që parashohin zgjatjen e afatit të dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet vendore të 24 marsit. Ky afat do të shtyhet deri më tre mars, në mesnatë.Por Lidhja Social Demokrate e opozitës menjëherë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, edhe pas shtyrjes së afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve.Arësyeja për bojkotin e zgjedhjeve, sipas sekretarit të Lidhjes Social Demokrate, Andrej Petrov, nuk ka qenë koha e pamjaftueshme për dorëzimin e kanidaturave, por regjimi diktatorial i VMRO-së.