Daçiç: Ashton nuk ka lejuar të flitet për statusin e Kosovës
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropian, Katherin Ashton nuk ka lejuar të bisedohet në Bruksel për statusin e Kosovës.“Kemi dëshiruar që të bisedojmë për statusin që ta zgjidhim këtë problem. Kam përsëritur në Bruksel se zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja, por për këtë nuk kanë dashur të bisedojnë.. më shumë ka kundërshtuar Katherin Ashton se sa Hashim Thaçi”, ka thënë Daçiç për televizionin serb B92.Ai ka shtuar se nuk ka mundur të imponoj mendimin e tij, por konsideron se në këtë mënyrë do të ishte më e thjeshtë zgjidhja e problemit.Kryeministri serb thotë se Ashton konsideron se jemi afër zgjidhjes së problemit në Kosovë, por ai i ka thënë se “sa jemi afër, jemi edhe aq larg”.Shefi i ekzekutivit të Serbisë ka mohuar se në negociata me Prishtinën dëshiron të siguroj formimin e bashkësisë së komunave serbe në kuadër të Kosovës së pavarur.Daçiç ka thënë se është arritur dakortësia që të punohet në tejkalimine e situatës së krijuar me strukturat paralele, por që nuk prek në statusin e Kosovës.Kryeministri serb ka mohuar se është folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe ka shtuar se ai prej kohësh ka propozuar ndarjen e Kosovës por nuk është përkrahur.