Gara për Tiranën, Kritikat e Ben Blushit: Kandidatët e 1 njeriu, jo të PS

Edhe pse i rezervuar, deputeti socilist Ben Blushi ka kritkuar kryesocialisitn Edi Rama, për menyrën si po vepron për  përzgjedhjen e kandidatit të shumicës për Bashkinë e Tiranës.Në përgjgje të Ora News, Blushi  e cilësoi procesin si jo transparentBen Blushit: Ishim mbledhur për arsye të tjera. Duhet të kishin dalë emrat, shumë vonë është. Duhet të kishin pasur më shumë transparencë, këto janë kandidatët e një njeriu deri tani, nuk janë të PS për fat të keq deri tani, prandaj nuk dua të flas më shumë”Deklaratat Ben Blushi i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, që u drejtua nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi, edhe pse në nisje të tij Garda e Republikës u duk se po përgatitej edhe për praninë e kryesocilistit Edi Rama.Mësohet se tema e nxehtë e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkinë e Tiranës është shmangur në këtë mbledhje të sotme. Një përgjigje e shmangu edhe emri që vazhdon të lakohet si kandidat, Blendi KlosiShumica pritet të shpallë këtë javë 61 kandidatët e saj për zgjedhjet e 21 qershorit./Oranews.tv/