PD: Rama-Meta sulm politik përmes ILDKPI për të fshehur zullumet e tyre
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me padinë e ngritur nga ILDKPI ndaj ish-Ministrit të Financave Ridvan Bode. Përmes një deklarate për Mediat, PD thotë se Inspektoriati po përdoret nga kryeministri Rama për të sulmuar opozitën.“Instrumentat e kapura të ILDKP-së shërbyen sot një porosi politike të Edi Ramës, duke sulmuar opozitën. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë çfarë deklaron ILDKP-ja për zotin Ridvan Bode.Bode i ka përmbushur detyrimet për deklarimin e pasurisë sipas ligjit dhe në kohë. Kjo është një përpjekje e dyshes Rama-Meta për të larguar vëmendjen nga dekriminalizimi dhe nga korrupsioni galopant që kanë instaluar në qeverisjen e tyre.Shashka politike që hodhën sot permes instrumentave të kapur të ILDKP-së nuk do ta fshehë dot zullumin dhe pasuritë kriminale që po vendosin Rama dhe Meta”.Sipas PD-së, kjo manovër e ulët politike nuk mbulon dot zollumet dhe aferat e dyshes Rama-Meta.“Kjo manovër e ulët politike, nuk mbulon dot aferat e Edi Ramës dhe IlirMetës me koncesionet, tenderat, rryshfetin e përbindshëm, abuzimet me pasuritë e me taksat, shpërdorimin, dhe shfrytëzimin për klientelen e tyre të pasurive kombëtare”.