Ministria e Bujqësisë: Akuzat e PD politike, tenderi për Lagunën transparent
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike për administrimin e Lagunës së Patokut.Në një reagim për mediat, Ministria thotë se akuzat e opozitës janë terësisht politike, pasi sipas saj tenderimi ka qenë transparent dhe sipas ligjit.“Akuzat e opozitës janë tërësisht politike. Procesi i dhënies në administrim i lagunës ka qenë me konkurim të hapur, i pastër dhe sipas ligjit. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është e hapur për ti vënë në dispozicion organeve përkatëse dhe kujtdo dosjen në fjalë”.Më herët Partia Demokratike përmes shefit të departamentit për çështjet e sigurisë në këtë parti, Bashkim Shehu, akuzoi Ramën se i ka dhënë me koncesion Lagunën e Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga, i cili kishte krijuar kompaninë dy muaj më parë.