Ura 200-vjeçare e Ali Pashës, pas 10 viteve nis rikonstruksioni
Ura e Beçishtës, e ndertuar rreth 200 vjet me pare ne kohen e Ali Pashës po rikonstruktohet nga një fondacion hollandez. Hera e fundit e investimeve në këtë vepër është bërë dhjete vjet më parë dhe kjo ure ishte totalisht jashte funksionit dhe rrezikonte jeten e kalimtareve. Ura e Beçishtes lidh shtate fshatra te komunes Qender Tepelene dhe Komunes Fshat Memaliaj me rreth 1500 banorë me qytetin e Tepelenes.Sipas banoreve te zones, investimi i fundit i bere para 10 vitesh me fond te qeverise shqiptare ishte jocilesor. 80 nxenes shkolle dhe rreth 100 fermere rrezikonin jeten e tyre, duke kaluar perdite mbi kete ure nderkohe qe aksidente te shumta, perfshire edhe ato me pasoje vdekjen jane regjistruar nder vite.Redi Rama, kryetar i komunes Qender Tepelene thote se rikonstruksioni i pasareles se Beçishtes permbush nje prej kerkesave te komunitetit drejtuar qeverise, por qe nuk ka marre asnje zgjidhje prej saj.Deri tani eshte rikonstruktuar rreth 1/3 e 200 metrave qe pershkon pasarela e Ali Pashes mbi Vjose. Druri i stazhonuar qe perdoret per rindertimin e saj vjen nga Suedia, ndersa materialet shtese nga Gjermania. Fondi i investuar arrin shifren 30 mije euro, nderkohe qe ne ndertimin e saj kontribuojne tre vullnetaret hollandeze dhe banore te zones.