Kurban Bajrami, besimtarët muslimanë falen në shesh

Besimtarët myslimanë me rastin, e festës së Kurban Bajramit janë mbledhur në orët e para të mëngjesit në bulevardin, “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë bërë faljen tradicionale.Të pranishëm në këtë lutje kanë qenë drejtues të xhamive të vendit, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ku së bashku me besimtarët kanë kryer rritin e faljes dhe kanë uruar për një festë të mbarë.Në fjalën e tyre, krerët, myslimanë thanë se festa e Kurban Bajramit është festa e faljes, sakrificës dhe e durimit.Festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës, e durimit dhe e varfërisë. Urimet janë që besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit.Kurban Bajrami ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, bërja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta.